Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve, gjatë tri ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve. Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA-s mbahet në Tiranë, me përfaqësues të 91 vendeve. PISA është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga OECD, që mat aftësitë e 15-vjeçarëve në gjithë botën në lexim, shkencë dhe matematikë. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përshëndeti ceremoninë e hapjes, në të cilën mori pjesë edhe drejtori për Edukimin dhe Aftësitë i OECD-së, Andreas Schleicher. “Janë pikërisht të rinjtë ata që na mbledhin sot, për të diskutuar mbi të ardhmen e arsimit dhe sfidat e reja që sjell një botë ku gjithçka ndryshon me një...
Burimi:
kohajone.com