Përdorimi i kanabisit rrit rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje kardiovaskulare
Një studim i ri, i kryer me afro 450 mijë të rritur amerikanë, lidh përdorimin e kanabisit me rritjen e rrezikut për goditje në tru dhe sëmundje kardiovaskulare. Gjetjet, të cilat pritet të prezantohen në konferencën shkencore të vitit 2026 të Shoqatës Amerikane të Zemrës, që mbahet në Çikago nga 6 deri më 9 nëntor, tregojnë se si përdoruesit e rastësishëm, ashtu edhe ata të rregullt të marijuanës, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga probleme kardiovaskulare krahasuar me personat që nuk e përdorin atë. Studiuesit analizuan përgjigjet e sondazheve të mbledhura gjatë periudhës 2020–2024, përmes Sistemit të Mbikëqyrjes së Faktorëve të Rrezikut në Sjellje, të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Personat që deklaruan se përdornin kanabis nga një deri në...
Burimi:
syri.net