Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Apple të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë së haptikës të kompanisë Taction Technology. Taction Technology pretendoi në vitin 2021 se Apple kishte shkelur dy patenta të saj për teknologjinë haptike, e cila përdor dridhjet për t’u dhënë përdoruesve ndjesinë e prekjes gjatë veprimeve të ndryshme në pajisje, si marrja e një njoftimi apo shtypja e një butoni. Teknologjia haptike i lejon përdoruesit të ndërveprojnë me pajisjet përmes ndjesisë së prekjes të simuluar nga dridhjet. Ajo përdoret në pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë iPhone dhe Apple Watch, por edhe në kontrolluesit e videolojërave. Taction, e cila prodhon kufje dhe pajisje për lojëra, pretendoi se patentat në fjalë i ishin dhënë në vitin 2020 dhe se...