Përballje e re me demokratët/ Blanche: Departamenti i Drejtësisë do të mbrojë administratën Trump nga hetimet

Përballje e re me demokratët/ Blanche: Departamenti i Drejtësisë do të mbrojë administratën Trump nga hetimet

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, ka paralajmëruar se Departamenti i Drejtësisë do të ofrojë mbrojtje ligjore për anëtarët e administratës së Donald Trump, në rast se ata përballen me hetime apo procedura të nisura nga demokratët në Kongres. Deklarata vjen pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ku siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, duke hapur rrugën për një përballje të re politike me Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për CNN, Blanche, ish-avokat personal i Trump, theksoi se një prej përgjegjësive të tij si drejtues i Departamentit të Drejtësisë është mbrojtja ligjore e administratës. Ai përmendi në mënyrë të veçantë Stephen Miller, këshilltarin e afërt të presidentit dhe shefin e ri të kabinetit të Shtëpisë së...