Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

Qeveria shqiptare ka përgatitur një paketë ndryshimesh në ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, me qëllim forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Sipas relacionit, nisma e re ligjore synon të rrisë efikasitetin e reagimit në terren, të qartësojë zinxhirin e komandimit dhe të përafrojë procedurat me standardet e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (UCPM). Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, të hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, përvoja e grumbulluar nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ekzistues ekspozoi nevojën për ndërhyrje strukturore dhe procedurale. “Projektakti synon përforcimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, si dhe rritjen e performancës në...