Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë
Për të pestën ditë radhazi, qytetarë kanë protestuar në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Marshi protestues nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdoi drejt ndërtesës së Qeverisë, ku pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër institucioneve, mes tyre “Burrat vrasin gratë, shteti iu ndihmon” dhe “Shteti i ka duart me gjak”. Protestuesit kërkuan që institucionet të marrin përgjegjësi për rastet e dhunës dhe vrasjeve të grave. Një nga momentet e marshimit ishte leximi i letrës...
Burimi:
javanews.al