Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, drejtoresha e Teatrit të Kukullave: Nuk u ankua asnjëherë, edhe pse ishte sëmurë

Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, drejtoresha e Teatrit të Kukullave: Nuk u ankua asnjëherë, edhe pse ishte sëmurë

“Yerma”, e bazuar në tragjedinë e famshme të dramaturgut spanjoll Federico García Lorca ishte shfaqja e fundit që regjisori Gjergj Mena realizoi me sukses në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave. Me këtë vepër, artisti e projektoi enkas për artistët e rinj, që i ngjiti në skenë, ashtu sikurse kishte bërë gjatë viteve të fundit. Mbështetja dhe krijimi i hapësirave për të rinjtë ishte shndërruar në mision jete. “Me përfundimin e TK RIN ART që Gjergji e realizoi si drejtues i projektit me të gjitha gjimnazet e Tiranës, ai përzgjodhi talentet më të spikatur për t’i bërë pjesë të projektit ‘Yerma’, që ishte një vepër për të rritur, por ata e sollën në mënyrë të përsosur. Ai njihte shumë mirë si funksiononin ata, me frikërat, pasionet,...