“Pena e Dritës” sjell një mbrëmje letrare me Ali Aliun 

“Pena e Dritës” sjell një mbrëmje letrare me Ali Aliun 

“Pena e Dritës” ka rezervuar të enjten për një takim letrar me akademik Ali Aliun, ngjarje që do të mbahet në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë. Takimi do të mbahet më 29 tetor, në ora 19:00 dhe në këtë mbrëmje letrare, rreth veprës së Aliut do të flasin: Zjenullah Rrahmani e Agron Y Gashi.  Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura nga Shpëtim Mehmeti dhe Medina Latifi./ KultPlus.com