Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, zhvilloi në Pragë takime me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe Presidentin e Senatit, Miloš Vystrčil. Në takime u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të ndërtuara mbi një miqësi tradicionale, dialogun e vazhdueshëm politik dhe vlerat e përbashkëta europiane. Palët shprehën vullnetin për t’i dhënë një dimension të ri bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare dhe zgjerimit të shkëmbimeve mes institucioneve si edhe nxitjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, turizmit, arsimit etj. Kryetari Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë...
Burimi:
javanews.al