Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tashmë është kthyer tek ironitë ndaj pedagogëve dhe studentëve, pas kërcënimeve të njëpasnjëshme këto dy ditë. Rama ofroi karrigen e dialogut jashtë kryeministrisë, mëngjesin e sotëm, e cil u refuzua në mënyrë demonstrative nga protesta e pedagogëve paraditen e sotme. Rama zgjodhi të ironizijë përmes një video mesazhi me fjalët e protestuesve: Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! S’duam dialog! -Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë.
Burimi:
gijotina.com