PDK bllokon konsensusin për Presidentin, Hamza: Nuk e votojmë Sejdiun

PDK bllokon konsensusin për Presidentin, Hamza: Nuk e votojmë Sejdiun

Kosova E Martë, 1 Shtator 2026 15:37 Kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Kosovës është përballur menjëherë me kundërshtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se partia që ai drejton nuk do ta mbështesë Sejdiun, duke theksuar se qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshuar dhe se ajo nuk është pjesë e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, deklaroi Hamza. Ai tha gjithashtu se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt apo diskutim me kandidatin e propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja. Sipas Hamzës, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë që bashkon palët politike dhe...