PD: Spahiu bën premtime në parlamenti, por dyert e Ministrisë mbeten të mbyllura për qytetarët

PD: Spahiu bën premtime në parlamenti, por dyert e Ministrisë mbeten të mbyllura për qytetarët

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi sot rastin e Albi Sulës, një 30-vjeçar që prej tre vitesh përballet me probleme të rënda shëndetësore, pa marrë një diagnozë dhe zgjidhje të qartë në Shqipëri. Nëna pensioniste e të riut u detyrua të shtrihej në tokë para Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar ndihmë për djalin e saj ndërsa nuk ka mundësi ekonomike për ta përballuar. Partia Demokratike i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të trajtojë menjëherë rastin, të sigurojë një vlerësim të plotë mjekësor dhe të ofrojë të gjithë mbështetjen e parashikuar me ligj për trajtimin e pacientit, brenda ose jashtë vendit. Deklarata  Vetëm një ditë pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, një nënë pensioniste u detyrua të shtrihej në tokë para...