PD: Shqipëria terrorizohet nga tri ngjarje të rënda kriminale, autoriteti i shtetit po sfidohet hapur nga krimi
Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë kriminale në të cilën është përfshirë vendi. Pas vrasjes së mëngjesit, përplasjet me armë në Orikum dhe plagosjes në Korçë, për PD, kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt. Kjo është fotografia e një shteti, autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi. Deklarata e Partisë Demokratike: Brenda pak orësh, Shqipëria është terrorizuar nga tri ngjarje të rënda kriminale, nga Mirdita në Orikum dhe Korçë. Në Ndërfushaz të Mirditës, 65-vjeçari Viktor Bardhi u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Në Orikum, ndërkohë, pronari i një resorti ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën...
Burimi:
syri.net