PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka: Rruga e vetme është përballja dhe qëndresa
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me drejtues të tjerë të PD-së dhe familjarë të Azem Hajdarit, përkujtuan sot figurën e tribunit të demokracisë, 28 vite pas vrasjes së tij. Pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e ngritur në vendin ku u vra Hajdari, Noka e cilësoi atë si një simbol të lirisë dhe demokracisë, duke deklaruar se mesazhi i tij mbetet aktual përballë asaj që opozita e quan “narko-regjim” të Edi Ramës. Noka u bëri thirrje shqiptarëve të organizohen, të mbështesin protestat dhe të përballen me qeverinë, duke theksuar se, sipas tij, rruga e vetme për rrëzimin e regjimit është “qëndresa, beteja dhe kryengritja”. Flamur Noka: Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun...
Burimi:
vizionplus.tv