PD në Pisa: Bashkëpunim më i ngushtë me diasporën për përballjen me narkoshtetin!

PD në Pisa: Bashkëpunim më i ngushtë me diasporën për përballjen me narkoshtetin!

Në kuadër të procesit të ripërtëritjes dhe organizimit të Partisë Demokratike në diasporë, është zhvilluar një takim në degën e PD-së në Pisa të Italisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave drejtuese të PD-së dhe përfaqësuesve politikë italianë. Në takim morën pjesë Erisa Bajaziti, nënkryetare e Partisë Demokratike, dhe Ethem Aga, sekretar për Diasporën. Takimi u organizua nga kryetari i degës së PD në Pisa, Ermal Domi, me praninë e anëtarëve të kësaj dege. Të pranishëm ishin gjithashtu koordinatori provincial i Forza Italia-s, Lorenzo Paladini, një këshilltare e Bashkisë së Pisës, si dhe kryetarë të degëve të PD-së nga disa qytete të Italisë. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e strukturave të Partisë Demokratike në diasporë, rritjen e bashkëpunimit mes degëve dhe koordinimin e angazhimit...