PD kërkon mocion me debat për Vlora Hysenin, PS kundër: Kuvendi nuk verifikon prova, SPAK të hetojë pa ndërhyrje
pamje nga mbledhja TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimin se, gjatë kohës që ushtronte detyrën, Hyseni ka ndihmuar përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara Ergys Agasit. PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si...
Burimi:
zeri.ai