PD kërkoi të hiqet nga rendi paga e magjistratëve, Balla: Do të votohet. Bardhi: Vendimet e Kushtetueses letër higjienike për ju…

PD kërkoi të hiqet nga rendi paga e magjistratëve, Balla: Do të votohet. Bardhi: Vendimet e Kushtetueses letër higjienike për ju…

Taulant Balla dhe Gazment Bardhi TIRANË-Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike të cilët kërkuan të hiqet nga rendi i ditës propozimi i Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Kreui i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligji do të votohet, do të miratohet nga Presidenti i Republikës dhe pagat do të zhbllokohen.  Taulant Balla: Proceduralisht kërkesa juaj nuk miratohet, sepse Këshilli është shprehur. Tani duhet të shprehet seanca. Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve, sepse del si reflektim pas sharjeve e fyerjeve që i dëgjojmë shpesh. E bëni shpesh në dyert e SPAK-ut, u kujtoni familjarët. Vota jonë ndaj kërkesës së grupit parlamentar të PD është kundër, sepse kërkesa është hipokrite. E votojmë sot dhe i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës,...