PD kërkesë në KQZ, kërkon referendum për kullën në parkun “Rinia”: Qytetarët të vendosin

PD kërkesë në KQZ, kërkon referendum për kullën në parkun “Rinia”: Qytetarët të vendosin

Një komitet nismëtar i Partisë Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e një referendumi vendor për projektin e ndërtimit të një kulle në parkun “Rinia” në Tiranë. Kërkesa është paraqitur nga drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Dorjan Teliti, dhe sekretari për Aksionin Qytetar, Erges Eskiu. Nismëtarët i kanë kërkuar KQZ-së nisjen e procedurave përkatëse dhe pajisjen me formularët që do të përdoren për mbledhjen e firmave të nevojshme. Sipas argumentimit të paraqitur në kërkesë, ndërtimi i një godine të lartë në këtë zonë mund të sjellë pasoja në trafikun urban, cilësinë e ajrit dhe sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit. Pas dorëzimit të kërkesës, përfaqësuesit e komitetit nismëtar e shpjeguan nismën para...