PD del kundër votimit elektronik për zgjedhjet lokale, Berisha: Teknologjia manipulohet
Partia Demokratike kundërshton kategorikisht votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndërsa Partia Socialiste kërkon shtrirjen e kësaj teknologjie në më shumë bashki. Debati u rikthye pas thirrjes së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për konsultime me partitë politike mbi mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor. Teksa vendi po hyn në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të pranverës së vitit 2027, votimi dhe numërimi elektronik po shndërrohen në një nga çështjet kryesore të debatit politik. Ndërsa mazhoranca e konsideron teknologjinë një garanci shtesë për integritetin e votës, opozita shpreh rezerva të forta për sigurinë dhe transparencën e saj. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ftoi përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultues, ku në fokus ishte zgjerimi i...
Burimi:
kohajone.com