PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar  të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa kanë ndezur flakadanë dhe tymuese. Për pasojë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të projektligjeve, pa diskutim. “Është shkelje e rëndë e rregullores ajo që po bëni, kërkojmë kalimin menjëherë në votim”, tha Balla. Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër. Pas këtij vendimi, mes tymueseve dhe flakadanëve, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar, mes të cilëve edhe projektligji për Bankën e Shqipërisë. Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për vitin...