PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Marash Logu gjatë një deklarate për mediet tha se avokatët e PD-së përfaqësuan sot 28 protestues, për të cilët gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas tij që prej 13 tetorit, ekipi ligjor në PD u ka ofruar asistencë 432 protestuesve të shoqëruar, nga të cilët janë liruar menjëherë 184 protestues. “Ndërsa ka përfaqësuar në gjykatë 248 protestues të arrestuar, nga të cilët janë liruar 239 protestues me vendim gjyqësor”, tha Logu. Ai bëri me dije se për çdo rast kur është caktuar masë sigurimi, PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe do të paraqesë ankim në Gjykatën e Apelit, sapo të zbardhen vendimet përkatëse. “Po kështu, për çdo rast dhune policore do të...
Burimi:
kohajone.com