Pazari i Vjetër i Shkodrës “rikthehet në jetë” nëpërmjet realitetit virtual

Pazari i Vjetër i Shkodrës “rikthehet në jetë” nëpërmjet realitetit virtual

Pazari i Vjetër, një prej hapësirave historike të Shkodrës, pritet të rindërtohet së shpejti përmes teknologjisë së realitetit virtual (VR), duke u kthyer kështu në një tjetër atraksion turistik për qytetin. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja informoi se nëpërmjet kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi. “Së shpejti, Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes Virtual Reality! ‘Old Bazaar of Shkodra’ është një eksperiencë VR që rindërton Pazarin e shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi”, u shpreh Gonxhja. Gonxhja informoi se përmes modelimit 3D, arkitekturës, personazheve, tingujve dhe atmosferës së kohës, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm ta...