Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!
Prej 9 ditësh, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat. Pavarësisht tensioneve, turistët vijojnë të vizitojnë vendin, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë planet për të udhëtuar jashtë vendit. Deri më tani, agjencitë turistike nuk raportojnë kërkesa për anulimin e fluturimeve, ndërsa udhëtarët po tregohen më të kujdesshëm në përzgjedhjen e destinacioneve. “Nuk kemi pasur anuline domethënë, njerëz që kanë kërkuar t’ju anullojmë fluturimin e tyre, përkundrazi, kanë shkuar dhe nuk kanë pasur ndonjë problem. Dhe për këtë jemi të kënaqur, por jo se e ka frenuar për të anuluar fluturimin e tyre. Kemi pasur dhe klientë që sapo janë kthyer nga Bolonja dhe nuk kanë pasur probleme, thjesht kanë shmangur këto vende ku bëhen protestat dhe çdo gjë ka shkuar mirë,”...
Burimi:
javanews.al