Pato “elozhe” Goncalo Ramos: “E kam parë disa herë, ja pse është ndryshe nga sulmuesit e tjerë”
2 Shtator 2026 18:58 Telesport Alexandre Pato është i bindur që Goncalo Ramos do të shkelqejë te Milan. Portugezi është transferimi më i shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, të cilët paguan 75 milionë euro te PSG këtë verë për kartonin e tij. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Pato shpjegoi sipas këndvështrimit të tij pse Goncalo Ramos është ndryshe nga sulmuesit e tjerë. “E kam parë disa herë gjatë Kupës së Botës. Ai është shumë i fortë. Ai luan një lojë të ndryshme nga ajo e një qendërsulmuesi klasik sepse shkon thellë për të marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve dhe gjithashtu mund të lëvizë anash për të ndihmuar shokët e tij të ekipit. Shpresoj vërtet që ai të arrijë të shënojë shumë gola”,...
Burimi:
telesport.al