‘Pasqyrë’ për çmimet e supermarketeve, Rama zbulon platformën e re: Qytetarët të zbulojnë ku shiten më lirë

‘Pasqyrë’ për çmimet e supermarketeve, Rama zbulon platformën e re: Qytetarët të zbulojnë ku shiten më lirë

Edi Rama TIRANË-Kryreministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave Petrit Malaj zhvilluan një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorët kryesorë në vend. Nga takimi Ramaka prezantuar platformën e re dixhitale “Pasqyra e Çmimeve”, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve. Rama theksoi se platforma “Pasqyrë e Çmimeve” duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në, si dhe të bëjë dallimin mes çmimit normal dhe atij promocional. Kreu i qeverisë kërkoi nga marketet dhe furnitorët të nisin transmetimin e të dhënave, ku qytetarët të kenë mundësinë të shikojnë, të krahasojnë dhe të zgjedhin. Edi Rama: Të angazhohemi bashkarisht, jo në parim, por konkretisht! Ju të formoni rrjetin e pikave tuaja të shitjes, për të marrë...