Pasqyrë moj pasqyrë! Pse Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta në rajon dhe Europë?
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të lartë në Ballkan? “Padyshim që është Shqipëria, me një zgjerim prej 3.7%, duke lënë pas Kosovën (3.6%), Maqedoninë e Veriut (3.5%), Malin e Zi (2.7%), Bosnjë-Hercegovinën (2.4%) dhe Serbinë 2%”, përgjigjet pasqyra, duke ndriçuar. “Pasqyrë moj pasqyrë, cili është vendi që i ka trefishuar të ardhurat për frymë që nga viti 2013, duke ecur më shpejt se mesatarja e Ballkanit Perëndimor?”. “Shqipëria, natyrisht”, përgjigjet pasqyra dhe shton edhe disa ndriçues. “Pasqyrë, mos pasqyrë, atëherë si e shpjegon ti që Shqipëria, me gjithë këto arritje, ka çmimet e ushqimeve më të larta se mesatarja e BE-së, rritje shumë të ulët të të ardhurave për frymë sipas fuqisë blerëse, emigracion të lartë dhe një nga rëniet më të...
Burimi:
gijotina.com