Pasqyrë moj pasqyrë! Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta

Pasqyrë moj pasqyrë! Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta

Çmimet nuk ulen me urdhër, me lista publike apo me portale që krahasojnë etiketat. Ulen kur ekonomia prodhon më shumë, kur bujqësia dhe industria bëhen konkurruese, kur rritja e pagave mbështetet te produktiviteti, kur përmirësohet logjistika, kur taksat mbi produktet bazë rishikohen dhe kur institucionet godasin abuzimin e provuar, jo armikun e shpallur Editorial i Monitor Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të lartë në Ballkan?: “Padyshim që është Shqipëria, me një zgjerim prej 3.7%, duke lënë pas Kosovën (3.6%), Maqedoninë e Veriut (3.5%), Malin e Zi (2.7%), Bosnjë-Hercegovinën (2.4%) dhe Serbinë 2%”, përgjigjet pasqyra, duke ndriçuar. “Pasqyrë moj pasqyrë, cili është vendi që i ka trefishuar të ardhurat për frymë që nga viti 2013, duke ecur më shpejt se mesatarja e...