“Pasqyra e Çmimeve” tashmë online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve
Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të informohen mbi çmimet e produkteve të shportës bazë. Nisma synon të rrisë transparencën në treg dhe t’i ndihmojë konsumatorët të krahasojnë ofertat e subjekteve tregtare. Në platformë, çdo produkt paraqitet në një skedë të veçantë, ku mund të gjenden emri, marka dhe gramatura, çmimi i deklaruar, furnitori dhe rrjetet e supermarketeve ku shitet. Kjo u mundëson qytetarëve të identifikojnë se ku mund t’i blejnë produktet e përzgjedhura dhe të krahasojnë çmimet përpara se të kryejnë blerjet. Informacioni mund të konsultohet si nga telefoni, ashtu edhe nga kompjuteri, ndërsa çmimet paraqiten me TVSH të përfshirë. Përmes këtij mekanizmi synohet të rritet transparenca dhe të nxitet konkurrenca...
Burimi:
javanews.al