Pasi foli me karriget në sallën e OKB-së, Rama përpiqet të mbajë shqiptarët në ankth: Do të flas në Rinas kur të vij

Pasi foli me karriget në sallën e OKB-së, Rama përpiqet të mbajë shqiptarët në ankth: Do të flas në Rinas kur të vij

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për vizitën në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas një vizite të dështuar, ku takimin më të rëndësishëm pati atë me Pjerin Ndreun dhe Taulant Ballën, pasi u përball me një refuzim të pashembullt nga shqiptarët e Amerikës dhe e mbylli vizitën 8-ditore me një fjalim para karrigeve të boshatisura në OKB, Edi Rama po përpiqet të mbajë në ankth shqiptarët, duke lajmëruar një konferencë në aeroportin e Rinasit sapo të kthehet nga SHBA. Ajo që duket e pazakontë është vendi i zgjedhur për këtë komunikim. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të kryeministrit, Rama do të flasë nga salla e shtypit...