Pashko Gjeçi, njeriu që do të hynte në testamentin e kulturës shqiptare me madhështinë e veprës
Nga Albert Vataj Sot, 108 vite më parë, në qytetin e Shkodrës u lind Pashko Gjeçi, njeriu që do të hynte në testamentin e kulturës shqiptare jo me zhurmën e famës, por me madhështinë e një vepre që flet edhe atëherë kur autori hesht. Ai ishte shqipërues, dijetar, mjeshtër i fjalës dhe, mbi të gjitha, një prej atyre njerëzve të rrallë që ia kushtojnë jetën një misioni aq të madh, saqë vetvetja bëhet e vogël përballë tij. Puna e tij pasionante, këmbëngulëse dhe vetësakrifikuese tejkaloi çdo cak të zakonshëm të suksesit. Ajo mbeti dëshmi se përkushtimi, kur shndërrohet në fat njerëzor, mund ta mposhtë edhe pamundësinë. Pashko Gjeçi nuk kërkoi të pushtonte kohën; ai punoi për t’i mbijetuar asaj. Dhe koha, që zakonisht i tret...
Burimi:
kohajone.com