Pas Trump, edhe Musk i bën thirrje Zelensky-t të largohet nga pushteti në Ukrainë
Pas deklaratës së Donald Trump të premten në mbrëmje, sot ishte radha e Elon Musk për t’i bërë thirrje Volodymyr Zelensky- t të largohet nga pushteti në Ukrainë dhe të zëvendësohet nga një president tjetër, në një kohë kur po rriten pyetjet në lidhje me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin. Kreu i SpaceX, rrjeti satelitor Starlink i të cilit po luan një rol vendimtar në luftën Rusi-Ukrainë, pasi Kievi mbështetet tek ai për komunikimet në terren dhe operacionet logjistike në vijën e parë, tha se “është koha që Zelensky të largohet”, duke komentuar një postim që thoshte se presidenti ukrainas ka frikë t’i japë fund luftës, pasi në këtë rast do të pasojnë zgjedhjet dhe nëse ai mposhtet, ai mund të ndiqet penalisht...
Burimi:
javanews.al