“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

Pas ziles së fundit, nxënësit në shkolla do të vijojnë me detyra, muzikë, teatër, kërcim dhe artizanat. Ministria e Arsimit ka përzgjedhur tashmë 408 institucione për zbatimin e programit “Pas Shkolle”.“Kemi përgatitur 408 institucione, të cilat do të mirëpresin programin dhe zbatimin e fashave dhe klubeve të caktuara sipas shkollave. Janë përzgjedhur në varësi të kushteve, ambienteve dhe në përshtatje me interesat dhe kërkesat e nxënësve”, tha Herida Duro, zv.ministre e Arsimit. Programi do të shtrihet në të gjithë ciklin parauniversitar, ndërsa aktivitetet do të ndryshojnë sipas grupmoshave.“Nga klasa e parë deri në të pestën, nxënësit do të përfitojnë dy module: të bërit e detyrave dhe përmirësimin e njohurive të tyre, por edhe modulin e arteve dhe zejeve, në disiplina si teatri, muzika, kërcimi, artet...