Pas reduktimit me 30%, rikthehen autobusët në Tiranë! Arrihet dakordësia: Kompensim për naftën për transportin publik

Pas reduktimit me 30%, rikthehen autobusët në Tiranë! Arrihet dakordësia: Kompensim për naftën për transportin publik

foto ilustruese TIRANË- Transporti publik do të rikthehet me kapacitet të plotë, një ditë pas vendimit të operatorëve për të reduktuar me 30% flotën urbane. Vendimi për rikthimin e shërbimit të plotë vjen pas një takimi mes përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban dhe ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi, si dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Gjatë takimit është diskutuar situata e krijuar në sektorin e transportit publik, si dhe nevoja për mbështetjen e operatorëve për përballimin e kostove të karburantit. Mësohet se përfaqësuesit e sektorit dhe qeveria kanë arritur dakordësinë për subvencionimin e karburantit me 50 lekë për litër, ndërsa pritet që të përcaktohet periudha konkrete që do të mbulohet nga kjo masë. Një ditë më parë, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban reduktoi...