Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët e pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët e pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Pas qëndrimit prej disa orësh, ka nisur sërish marshimi i studentëve nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit. Në këtë protestë janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët, së bashku me studentët, kanë dalë në revoltë që prej mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.