Pas Prizrenit, “Ata s’janë më” ngjitet në skenën e Prishtinës, një rrëfim mbi kujtesën dhe plagët e Srebrenicës
Shfaqja teatrore “Ata s’janë më”, me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Andrej Nosov, do të prezantohet më 7 nëntor, në orën 20:00, në Stacionin Kulturor në Prishtinë. Pas prezantimit në Kosovo Theatre Showcase në Prizren, më 6 nëntor, shfaqja vjen në Prishtinë me një rrëfim intim mbi humbjen, kujtesën dhe pasojat e luftërave në ish-Jugosllavi. Vepra trajton traumën e gjenocidit të Srebrenicës përmes historisë së Sadikës, e cila përballet me humbjen e njerëzve të dashur dhe frikën se kujtimet për ta mund të zhduken. E lidhur me sendet dhe kujtimet që i kanë mbetur nga të afërmit e saj, ajo përpiqet të ruajë praninë e tyre përballë harresës. Një veçanti e kësaj shfaqjeje është përvoja e veçantë skenike: secili spektator e ndjek rrëfimin...
Burimi:
kultplus.com