Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që lidhen me ekonominë, sistemin bankar, biznesin dhe administrimin e pasurive të konfiskuara. Seanca zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa ende janë të freskëta përplasjet e 22 tetorit, kur deputetët e mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në debate të ashpra, përplasje fizike dhe incidente që çuan në ndërprerjen e përkohshme të punimeve. Gjatë seancës së kaluar deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe kundërshtuan kalimin në votim të projektligjeve pa...