Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në themel, të caktuar për këtë të martë në orën 10:45. Sipas raportimeve në media, Veliaj pritet të përfaqësohet nga avokati mbrojtës, duke mbajtur të njëjtin qëndrim të shprehur edhe në seancat e mëparshme. Ai ka deklaruar se do ta ndiqte fizikisht procesin gjyqësor vetëm nëse do t’i lejohej të qëndronte jashtë kafazit. Po ashtu, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës i ka dërguar një letër trupit gjykues, në të cilën ka përfshirë qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit dhe pretendimet për mesazhe kërcënuese që, sipas tij, i janë përcjellë nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Në shkresën drejtuar gjykatës, Veliaj ka kërkuar që...
Burimi:
gijotina.com