Pas një periudhe të gjatë, “Koka e një Gruaje” e Picassos u ekspozua për dy javë në Shkup
Vepra “Koka e një Gruaje” (1963) e piktorit të njohur Pablo Picasso u ekspozua për dy javë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup, ku interesimi i vizitorëve i tejkaloi pritshmëritë e institucionit. Piktura, të cilën Picasso ia dhuroi Shkupit pas tërmetit katastrofik të vitit 1963, nuk ishte ekspozuar për një periudhë të gjatë për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme dhe kërkesave të veçanta për sigurinë dhe ruajtjen e saj. E realizuar në vitin 1963, kur Picasso ishte tashmë një nga figurat qendrore të artit modern botëror, vepra zë një vend të veçantë në koleksionin e muzeut. Ajo i përket kubizmit, lëvizjes artistike në të cilën Picasso ishte një nga përfaqësuesit kryesorë. Drejtori i Muzeut të Arteve Bashkëkohore, Avni Qaili, tha për Portalb.mk...
Burimi:
kultplus.com