Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat e reja për 2 lojtarë

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat e reja për 2 lojtarë

Pas një merkatoje pa surpriza të mëdha në ditët e fundit, AC Milan ka kthyer vëmendjen nga ndërtimi i skuadrës për sezonet e ardhshme. Në plan të parë të drejtuesve janë rinovimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Në krye të listës janë Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlovic, të dy aktualisht të lidhur me klubin deri në vitin 2028. Milani dëshiron të veprojë në kohë për të garantuar vazhdimësinë e tyre dhe për të mos lënë hapësirë për pasiguri rreth së ardhmes së tyre. Për Rabiot, pritet që Gerry Cardinale të zhvillojë një takim me nënën dhe agjenten e mesfushorit francez. Synimi i klubit është një marrëveshje e re deri në vitin 2030, e shoqëruar edhe me përmirësim të kushteve ekonomike. Paga e Rabiot...