Pas Kuvendit, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë. Çfarë ndodhi me stolat e “dialogut” të Ramës

Pas Kuvendit, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë. Çfarë ndodhi me stolat e “dialogut” të Ramës

Pasi qëndruan më shumë se dy orë në afërsi të Kuvendit, protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë. Por me të mbërritur aty, disa prej tyre kanë larguar stolat prej guri, mbi të cilët kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të enjte ftesat për dialog. Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot është zgjedhur të protestohet në mënyrë paqësore dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident.