Pas incidentit në Fairford, pista iraniane shihet si më e mundshmja për pesë të arrestuarit
Policia britanike kundër terrorizmit po merr në pyetje pesë burrat e ndaluar pranë bazës ajrore Fairford, ndërsa po heton arsyet e veprimeve të tyre. Sipas një burimi të njohur me çështjen, i cili foli për Reuters, lidhja me Iranin konsiderohet pista më e mundshme. Mes hipotezave që po shqyrtojnë hetuesit janë edhe një aksion sabotimi nga Rusia dhe një komplot islamist. Autoritetet në Britani nuk kanë pohuar se ndonjëra prej këtyre pistave është e saktë. Ministri i Mbrojtjes, Wes Streeting, tha se nuk do të hamendësojë për motivin, për sa kohë hetimet janë në vijim. Sa i përket një banoreje që njoftoi policinë, ai vuri në dukje se ajo kishte parë vetëm një pjesë të ngjarjes. Streeting shtoi se Britania është në dijeni të synimeve...
Burimi:
kohajone.com