PAS DYERVE TE ZYRES SE AGASIT/ ATY KU PARAKALONIN GJITHE MEKATARET E KRIMIT DHE SHTETIT

PAS DYERVE TE ZYRES SE AGASIT/ ATY KU PARAKALONIN GJITHE MEKATARET E KRIMIT DHE SHTETIT

Një tjetër panoramë e rrjetit të pushtetit informal rreth Ergys Agasit vjen nga analisti Lorenc Vangjeli. Në një intervistë televizive, Vangjeli deklaroi se zyra e Agasit ishte kthyer në një pikë takimi ku, sipas tij, ndërthureshin njerëz nga politika, drejtësia, policia dhe biznesi. Ai tha se në atë zyrë kishin shkuar anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, njerëz të sistemit të drejtësisë, drejtues të Policisë së Shtetit dhe biznesmenë. Vangjeli e përshkroi këtë zyrë si një lloj “Meke” ku, sipas tij, nuk mblidheshin besimtarë, por persona me interesa të ndryshme. “Një prej gjërave të njohura është që zyra e zotit Agasi ishte shndërruar në një lloj Meke në Tiranë, në të cilën kanë parakaluar, jo besimtarë, por mëkatarë kryesisht”, deklaroi ai. Analisti përmendi më tej figura...