Pas dështimit për transferimin e Rodri-t, Real Madrid gjen te Bayern mesfushorin që i mungon
12 Tetor 2026 19:29 Telesport Real Madrid ka që tani dy objektiva kryesor për merkaton e ardhshme. Plani i klubit madrilen është të përforcojë sulmin dhe mesfushën dhe për këtë arsye është vënë pas dy yjeve të Bayern Munich. I pari dihet që është Michael Olise, një objektiv paksa i vështirë për t’u arritur. Ndërsa objektivi i dytë duket më i mundshëm. Pasi dështoi verën e kaluar për transferimin e Rodri-t, drejtuesit e Real Madrid kanë piketuar Aleksandar Pavlovic, si profilin e duhur për aspektin difensiv të mesfushës. 22-vjeçari është nën kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është plot 90 milionë euro. Sipas medieve spanjolle, Real Madrid do të nisë bisedimet me përfaqësuesit e 22-vjeçarit që...
Burimi:
telesport.al