Pas “Deputeti që Duam”, PS kërkon këshilltarët e rinj, nis përzgjedhjen e kandidatëve
Partia Socialiste pritet të ngrejë një platformë të posaçme për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, duke ndjekur një model të ngjashëm me atë të platformës “Deputeti që Duam”. Sipas informacioneve, platforma do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së: Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu. Përmes saj, personat e interesuar do të kenë mundësi të aplikojnë për t’u bërë pjesë e listave të kandidatëve për këshillat bashkiakë. Aplikimi do të shoqërohet me dy letra motivimi dhe dy rekomandime. Njëri prej rekomandimeve duhet të vijë nga strukturat e Partisë Socialiste, përmes mbështetjes së një anëtari të saj, ndërsa rekomandimi tjetër duhet të jetë nga një person jashtë partisë. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e socialistëve është kërkuar që vëmendje e veçantë t’i kushtohet Tiranës, ku...
Burimi:
ntv.al