Pas deklaratës së Kuvendit tek veprimi: Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën

Pas deklaratës së Kuvendit tek veprimi: Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën

Deklarata e Kuvendit të Shqipërisë është një lajm i mirë dhe një qëndrim i shumëpritur. Pohimi se asnjë aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli, të zhbëjë karakterin çlirimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën e vendos shtetin shqiptar në pozicionin që i takon. Po aq i rëndësishëm është zotimi për koordinim me Kuvendin e Kosovës dhe për ndjekjen e kësaj çështjeje në forumet ndërkombëtare. Por një deklaratë parlamentare, sado e drejtë dhe e fortë, nuk përbën ende strategji shtetërore. Tani radhën e ka qeveria shqiptare dhe, para së gjithash, kryeministri Edi Rama. Ai duhet të bashkëpunojë seriozisht me Albin Kurtin, t’i lërë mënjanë mllefet, marazet dhe përplasjet personale dhe ta shndërrojë vullnetin e shprehur nga Kuvendi në...