Pas çështjes Hyseni, auditimi në SHISH/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

Pas çështjes Hyseni, auditimi në SHISH/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj pas zhvillimeve që lidhen me ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni. Në qendër të diskutimeve ka qenë siguria e informacionit të klasifikuar përgjegjësia institucionale dhe mënyra e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë. Sipas informacioneve kreu i komanduar i SHISH Elvis Lila ka raportuar për një auditim të kryer në institucion pas masës së sigurisë ndaj Hysenit. Nga verifikimet sipas tij, nuk rezulton që nga SHISH të kenë dalë dokumente që kanë cenuar sigurinë kombëtare. Në takim është diskutuar edhe për hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH. Drejtuesi i SPAK-ut Klodian Braho u ka shpjeguar krerëve të institucioneve se vendimi...