Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë u takua sot (9 shtator) me kryetarin e Kuvendit. Sofia Moreira de Sousa, ka mbërritur paraditen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Ditën e djeshme, ambasadorja zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku u fol për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ky ishte diskutimi i saj i parë me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa paraqiti letrat kredenciale në 2 shtator te Presidenti Bajram Begaj.
Burimi:
javanews.al