Pas Asamblesë, tjetër e shtunë vendimtare-Rama mbledh socialistët e Tiranës
Ervin Demo, Edi Rama dhe Albana Koçiu TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e së shtunës, 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. Në fokus të mbledhjes do të jenë përgatitjet e strukturave socialiste për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i fushatës elektorale. Takimi vjen një javë nga Asambleja Kombëtare e PS, ku u njoftua se drejtimi politik i Tiranës do të jetë duart e ministrit të brendshëm Ervin Demo, zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe deputetes socialiste Ogerta Manastirliu. Kryebashkiaku Erion Veliaj u la jashtë strukturave drejtuese.
Burimi:
zeri.ai