Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

Pas 6 orë debate, Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e anëtarëve të PS projektligjin për pagat e magjistratëve, duke ia kaluar sot (15 shtator) Kuvendit në seancën e të enjtes, ku kërkohen 84 vota për të miratuar. Maxhoranca socialiste u përball për herë të parë me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, pasi ata i rritën vetë pagat e tyre me afërsisht 43 për qind, nëpërmjet vendimeve të KLGJ e KLP, duke u mbështetur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese pa pritur Parlamentin. Megjithëse dy ditët e fundit u vendos në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë, Engert Pëllumbi, në dëgjesën e thirrur në komisionin e ligjeve, nuk u tërhoq nga qëndrimet e mëparshme për pagat e magjistratëve....