Partizani triumfon në Laç, bardheblutë i “bëjnë gjëmën” Teutës pretendente
U luajtën dy ndeshje të javës së 11-të të Superiores. Partizani mori një fitore tepër të çmuar në një fushë të vështirë si ajo e kurbinasve, ndërsa Tirana triumfoi minimalisht ndaj “djemve të detit”. Për të kuqtë, “heroi” ishte Sebastjan Spahiu, i cili shënoi me penallti në minutën e 19-të. Pjesa më pas e ndeshjes pati ngulmimin e Laçit për të reaguar, por në rezultat nuk ndryshoi asgjë. Tri pikë të çmuara për Partizanin, që tashmë nis të japë “shenja jete” dhe të synojë largi9min nga vendi i fundit. Kurbinasit pozicionohen të tetët në klasifikimin aktual, me 11 pikë. Tirana, nga ana tjetër, iu fal golit të vonë të Daci, në minutën e 87-të. Vlen të përmendet se më herët, bardheblutë shpërdoruan një rast të...
Burimi:
telesport.al